DYLON

Nis ndërtimi i rrugës në Cernicë e Përlepnicë dhe i tetë rrugëve në qytetin e Gjilanit

Nis ndërtimi i rrugës në Cernicë e Përlepnicë dhe i tetë rrugëve në qytetin e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit po vazhdon me dinamikë të madhe sa i përket investimeve në ndërtimin e katërshes së madhe infrastrukturore.

Tashmë ka filluar ndërtimi i rrugës hyrëse në Cernicë e Përlepnicë, sikurse edhe i tetë rrugëve në qytet.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, gjatë inspektimit të punimeve ka deklaruar se këto investime kanë impakt të madh në zhvillimin e komunës.

EkoHigjiena

“Jam i lumtur që filluam me realizimin e këtyre projekteve të rëndësishme në infrastrukturë, e të cilat kanë impakt në zhvillimin e komunës së Gjilanit. Me intensitet edhe më të madh do të vazhdojmë të punojmë edhe në fshatrat tjerë dhe në lagje të qytetit. Qëllimi ynë është që ta heqim përfundimisht lloçin dhe vadat, duke ndërtuar rrugët, kanalizimin, ujësjellësin dhe troruaret”, ka thënë Haziri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.