(2L ONLINE) – Në kuadër të projektit të FIQ ”Bonja like më 8 qershor”, OJQ CHANGE organizoi debat me kandidatet per deputet te subjekteve politike në komunën e Gjilanit të cilët u gjendën përball një grupi të të rinjëve të po kësaj komune ku parashtruan pyetje dhe kërkesa që në përgjithësi kishin të bënin me përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Lirije Kajtazi, kandidate për deputete nga radhët e LDK-së u zotua se subjekti që përfaqëson do të angazhohet që vota e të rinjëve dhe gjithë votuesve të tjerë nuk do të keqpërdoret duke u shprehur e gatshme të luftoj haptas me mafian dhe keqpëedoruesit e ligjit në vend.
” LDK si subjekt tashmë publikisht ka dalë të jetë e gatshme të luftoj mafian e krimit të organizuar dhe ruajtjen e rendit dhe zbatmin e ligjit në vend”. Ajo mes të tjerash tha se kanë në prioritet avancimin e arsimit tek gjeneratat e reja dhe përpilimin e stratëgjisë konkrete për arsim të ulët dhe të lartë, në mënyrë që të ngritet cilësia në institucionet arsimore .
Ndërsa, Ismajl Kurteshi, kandidat për deputet nga Vetvendosje, është shprehur i gatshëm që të zbatoj ligjin kur bëhet fjalë për problemet e punësimit në institucionet publike duke trajtuar në vecanti problemet me kunkurset në arsim dhe sektor tjer institucional.
” Jemi të gatshëm që edhe në komunën tonë të ndryshojmë rregullat e punësimit kolektiv, sidomos në sektorin publik duke e marrë përbaz rritjen e kriterit e përfaqësimin politik të të punësuarve siq është bërë deri më tani”, ka thënë ai.
Ai poashtu u zotua se do të kontriboj në ndryshimin e korikulave shkollore në të cilat sipas tij do të duhej të vinte në shprehje përputhja e praktikës më teorinw, e para së gjithash lidhja e ekonomisë me arsimin në mënyrë që të parandalohet prodhimi i kuadrove pa papërspektiv të punësimit.
Nga përfaqësuesit e të rinjëve And Rexhepi , Blend Syla, Liza Rexhepi dhe Drin Selimi, u parashtruan pyetje konkrete lidhur me problemet në arsim shëndetësi dhe në sundimin e ligjit duke bërë që të marrin përgjigje konkrete nga kandidatët për deputet se cfarë do të marrin nga ta nëse ua japin votën në zgjedhjet e 8 qershorit.
Meqenëse dëputetët në fjalë kushin këtë pozitë në mandatet e kaluara, të rinjët poashtu kërkuan nga të të tregojnë se cfarë anë bërë gjatë mandatit të tyre në mënyrë që edhe më tej tju bësojnë të drejtën e përfaqësmit qytetarët. /2lonline/