(2L ONLINE) – Që në fillim, lexues të nderuar po ju ballafaqojë me një pjesë të ligjit që merret me përdorimin dhe shitjen e mjeteve piroteknike në Kosovë. Tani që jemi në prag të festave të fundvitit është e nevojshme që të paktën të i dimë ca rregulla elementare për këtë çështje.
Neni 15 Shitja e fishekzjarrëve
1. Fishekzjarrët shiten vetëm nga personat e autorizuar dhe të licencuar për tregti ose për shitje me pakicë për fishekzjarrë.
2. Fishekzjarrët duhet të kategorizohen nga prodhuesi sipas llojit të përdorimit, apo qëllimit dhe nivelit të rrezikut, duke përfshirë nivelin e zhurmës si në vijim:
2.1. fishekzjarrët e kategorisë 1 që paraqesin rrezik shumë të ulët dhe nivel të zërit të papërfillshëm, dhe të cilët kanë për qëllim të përdoren në vende të izoluara, duke përfshirë fishekzjarr që kanë për qëllim të përdoren brenda vendbanimeve;
2.2. fishekzjarrët e kategorisë 2 që paraqesin rrezik të ulët dhe nivel të ulët të zërit dhe që kanë për qëllim të përdoren në vende të hapura dhe të izoluara;
2.3. fishekzjarrët e kategorisë 3 që paraqesin rrezik të mesëm, të cilët kanë për qëllim të përdoren në vende të hapura dhe të mëdha, dhe që kanë nivel të zhurmës e cila nuk dëmton shëndetin e njeriut;
2.4. fishekzjarrët e kategorisë 4 që paraqesin rrezik të lartë, që kanë për qëllim të përdoren vetëm nga personat me përgatitje të specializuar, zakonisht njihen si fishekzjarrë për përdorim profesional dhe të cilët kanë nivel të zhurmës që nuk e dëmton shëndetin e njeriut
6. Fishekzjarrët e kategorisë 1, 2 dhe 3 të paragrafit 2. të këtij neni, mund t’ju shiten personave prej moshës si në vijim:
6.1. kategoria 1: dymbëdhjetë (12) vjet;
6.2. kategoria 2: gjashtëmbëdhjetë (16) vjet;
6.3. kategoria 3: tetëmbëdhjetë (18) vje
6.4. kategoria T1 dhe P1: tetëmbëdhjetë (18) vjet.
Dhe: 1. Fishekzjarrët shiten vetëm nga personat e autorizuar dhe të licencuar për tregti ose për shitje me pakicë për fishekzjarrë…
Dhe sapo t’i lexoni këta rreshta ligji nëse dilni jashtë, kudo nëpër qytet do vëreni se askush, bash askush nuk qanë kokën për këtë gjë. Lëre që ato janë importuar në një sasi aq të madhe (diku afro 1 mijë ton) për këtë vend të varfër.
Por, ato i shet e shiten pa autorizim. U shiten fëmijëve nën moshën absolute të lejuar por ato edhe përdoren mu nga këta fëmijë të vegjël e edhe më të mëdhenj. Të cilët s’pyesin a po ia hedhë te këmbët një gruaje shtatzënë, a një plaku të sëmurë. Në mes qyteti mes njerëzve, në oborrin e tjetrit si provokim.
Po tragjedia që u kanoset këtyre fëmijëve se mund të gjymtohen, pa e pasur kujdesin dhe vëmendjen e askujt e as të prindërve të tyre!!Harro përrallen e organeve përgjegjëse për kinse sensibilizimin e popullatës!
Ose shtruar ndryshe; pse ti o shteti im, ju organet që bëni shtetin ose që shtireni sikur jeni shteti nuk i patë ato që pashë unë mu në mes qyteti, shumë pranë komunës dhe pranë policisë.
Mos të flasim për turmën e pa interesuar që kalon pranë dy fëmijëve njeri 10 e tjetri 11 vjeç. Njeri në anën tjetër të udhës e tjetri këtej shesin para hundëve të policëve, fishekzjarre, petarda, “bombica” e të tjera gjëra piroteknike që nuk e kam idenë se si dreqin u thonë!!!
Po çfarë dreq shteti Evropian është ky kur askush që pretendon se përfaqëson shtetin, nuk e përmbushë detyrën e tij!!!
/Xhelil ARIFI/2L ONLINE/