Boksierja nga Kosova, Erinda Veliu ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U-14 për shkolarë që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Erinda kaloi një rreth pa luftë, ndërsa u mposht në gjysmëfinale, për t’i takuar vendi i tretë.
Ndwrsa, përfaqësuesja tjetër e Kosovës, Alnera Brahimi zuri vendin e pestë.
Drejtësinë në këtë kampionat e ndau me sukses edhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli.