Njëri nga boksierët më të spikatur të KB Drita, katër herë kampioni i Kosovës nē kategori të ndryshme, si dhe pjesëmarrës në 4 kampionate europiane, poashtu pjesëmarrës i Lojërave Olimpike Verore në Argjentinë në vitin 2018, për grupmosha U-18, anëtari i KB Drita – Erdonis Maliqi, vazhdon karrierën e tij në shtetin Belg.
Lajmin e kanë konfirmuar për TV Gjilani, trajnerët Nazim Halili dhe Musli Zymberi, duke saktësuar të arriturat e boksierit të shquar në kontinuitetin kohorë gjatë dekadës së fundit, nga viti 2013 e këtej – deri më tani…
Halili e Zymberi vlerësojnë lart afinitetet e spikatura të boksierit Maliqi, të cilit i dëshirojnë suksese absolute në jetën private e karrierën ndërkonbëtare profesionale, ndërsa shprehen të dekurahuar me ikjen e sportistit të tyre, boksierit Erdonis Maliqi, sikundër që shfaqin skepsën dhe dekurajimin e tyre, si dhe klubit që udhëheqin, përkitazi me fatin e të ardhmes së boksit gjilans e mbarë Kosovarë.
Numri i talentëve që po e braktisin vendin për arsye të ndryshme, veçanërisht ekonomike, mbetet njëra nga brengat me të cilat gjithnjë e më shumë po përballemi, sikundër që pritet të përballemi edhe më tej bazuar në trendwt aktuale, ndaj ky shqetësim do duhej të trajtohej në mënyrë permanente institucionale që përveç kushteve, t’u krijohet edhe klimë më optimiste e më e volitshme sportistëve tanë të talwntuar që të realizojnë ëndrrën e tyre në vendin e tyre!
Burimi: TV Gjilani