Kosova në kampionatin e saj të parë botëror të boksit amator do të vazhdoj të përfaqësohet vetëm nga Armend Xhoxhaj.
Boksieri i cili u përgatit nga të përzgjedhurit e gjithë botës nga Federata botërore e boksit amator, AIBA, Armend Xhoxhaj është i vetmi ndër përfaqësuesit e Kosovës që do të vazdojë pjesëmarrjen në botërorin që po mbahet në Almaty të Kazakistanit.
Boksieri nga Prizreni arriti fitoren e parë në kategorinë deri 81 kilogram, të dielën, ndaj bullgarit, Radoslav Pantaleev me rezultatin 3:0. Pantaliev ka qenë fitues i turneut ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Sfidat për të nuk kanë të ndalur ai në xhiron e dytë ndeshet me kazakun, Adilbek Nijazmbetov i cili veç se është i pari në ranglistën e AIBA-së, do të ketë edhe përkrahjen e madhe nga tribunat. Dueli i Xhoxhajt me kazakun është i vlefshëm për kualifikim në çerekfinale. Shkruan sporti1.com.
Dy boksierët e tjerë, Liridon Zeqiri e Arian Gashi pësuan humbje në xhiro të dytë të kategorive të tyre.
Zeqiri u mposht nga italiani Domenico Valentino, kurse Gashi nga kanadezi Custio Clayton.
Botërori i boksit amator për senior, që përfundon më 26 tetor në Kazakistan, është paraqitja e parë e Kosovës si shtet. /2lonline/