Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Isa Mustafa ka pranuar urime nga Senatori Bob Dole dhe deputeti i Bundestagut, Andreas Schockenhoff.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pranoi një telegram urimi nga Senatori dhe miku i shquar, Bob Dole. Senatori Dole, uroi Kryetarin Mustafa me rastin e zgjedhjes së tij në postin e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Senatori Dole, gjithashtu cilësoi kryetarin Mustafa si lider dhe vazhdues të denjë të trashëgimisë rugoviane”, thuhet në një njoftim nga LDK.
Gjithashtu shtohet se kryetari Mustafa gjatë ditës së djeshme pranoi urime edhe nga deputeti i Bundestagut, Andreas Schockenhoff.
“Dr. Schockenhoff, uroi kryetarin Mustafa me rastin e zgjedhjes në postin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për mesazhin e qartë të kryetarit Mustafa në lidhje me dialogun dhe procesin e implementimit të të gjitha marrëveshjeve dhe përfundimisht normalizimin e raporteve me Serbinë. Dr. Schockenhoff, gjithashtu u zotua dhe shprehu interesim për bashkëpunin të shtuar ndërpartiak”, përfundon njoftimi i LDK-së.