Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast kur pronari i një barnatore njofton policinëç se një klient ka blerë barna me një kartëmonedhë 100 €, që dyshohet të jetë e falsifikuar.
Bankënota prej 100 eurosh, e dyshuar si false është sekuestruar, ndërkohë që policia po e heton rastin.
Raporti i policisë:
FALSIFIKIM I PARASË
Gjilan 24.04.2021-08:35. Ankuesi mashkull kosovar pronar i një barnatoreje, ka raportuar se një klient, ka blerë barna me një kartëmonedhë 100 €, që dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedha e dyshuar është sekuestruar për hetime të mëtutjeshme. Rasti vazhdon të hetohet. /2LONLINE.com/