“Pamjet e turmave të të moshuarve në pritje deri në dy ore për të marrë vaksinën, me zero distancë, tollovitë e shkaktuara nga mungesa e organizimit deri në ndërhyrje të policisë shpërfaqin paaftësinë totale të kësaj Qeverie jo vetëm për të siguruar vaksinën por edhe për të organizuar procesin e vaksinimit”, thotë në rreagimin e saj, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra.
Postimi i saj:
Pamjet e turmave të të moshuarve në pritje deri në dy ore për të marrë vaksinën, me zero distancë, tollovitë e shkaktuara nga mungesa e organizimit deri në ndërhyrje të policisë shpërfaqin paaftësinë totale të kësaj Qeverie jo vetëm për të siguruar vaksinën por edhe për të organizuar procesin e vaksinimit.
Kjo Qeveri nuk e ka as më të voglën ndjeshmëri njerëzore ndaj qytetarëve dhe dështimi për të menaxhuar me vaksinat e pranuara donacioni nga Covax dhe BE flet hapur për trajtimin që kjo qeveri ka ndaj qytetarëve të saj
Fotot në vazhdim shpërfaqin menaxhimin e procesit të vaksinimit në Kosove dhe Shqipëri.