FC Drita ka prezantuar prurjen e re, sulmuesin Blerim Krasniqi. Drejtuesit e klubit thanë se Krasniqi do të jetë pika referente e sulmit, dhe te klubi bardh e kaltër vije nga një përvojë e gjatë në superligën shqiptare.
“Blerim krasniqi ka qenë pjesë edhe e Superligës së Kosovës dhe së fundmi ka qenë pjesë e ekipit CS Mioveni nga Superliga e Rumanisë. Lojtari është pritur në zyrat e klubit nga drejtori sportiv, Valon Zymberi dhe marrëveshja është nënshkruar për periudhën dyvjeçare”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas. /2LONLINE/