“Jam shumë i lumtur për marrëveshjen e arritur me klubin Drita, një klub shumë profesional dhe model në Kosovë dhe më gjerë”, ka thënë prurja më e re e Dritës, sulmuesi Blerim Krasniqi.
Ai ka bërë me dije se kur FC Drita e ftoi t’i bashkohet klubit, pa dyshim që ishte edhe dëshira e tijaa që të bashkëpunojnë së bashku.
Krasniqi ka thënë se në momentin e parë që erdhi te Drita gjeti një komoditet maksimal nga të gjithë duke filluar nga drejtuesit, stafi i trajnerëve dhe bashkëlojtarëve.
“Nga të gjitha ofertat që kisha, nuk ngurrova ta pranoj ofertën e Dritës andaj mendoj që kam bërë zgjidhjen më të mirë. Shpresoj shumë që ta ndihmojë klubin në arritjen e qëllimit. do ta jap maksimumin tim që të bëj të lumtur tifozët e zjarrtë të klubit intelektualët”, ka thënë Krasniqi. /2LONLINE/