DYLON

Dardanapress organizon trajnimin: Rëndësia e përgatitjes shkollore për tregun e punës

Dardanapress organizon trajnimin: Rëndësia e përgatitjes shkollore për tregun e punës
Avatar photo Redaksia

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi i Zhvillimit Socio-Ekonomik në Komunën e Kamenicës”, ka organizuar trajnimin me të rinjtë lidhur me  rëndësinë e përgatitjes shkollore për tregun e punës.

Qëllimi i trajnimit është aftësimi i të rinjve për orientimin në karrierë dhe përgatitjen e tyre për hartimin e dokumentacioneve të nevojshme për aplikim për punësim (CV, Letër motivuese, plotësimin e formularëve, etj), në funksion të përgatitjes për tregun aktual të punës.

EkoHigjiena

Si rekomandime dhe konkluzione  të dala nga trajnimi me të rinjtë janë: Mbështetja e perspektivave të tregut të punës për të rinjtë duke rritur punësimin  e tyre,

aplikimi i programeve të  trajnimit për të lehtësuar kalimin e të rinjve nga shkolla në punë,mbështetja e investimeve që ndikojnë  në punësimin e të rinjve, sigurimi i investimeve për  rritjen e punësimit të të rinjve në sektorin publik dhe atë privat,etj.

      Në këtë trajnim kanë marrë pjesë: Përfaqësues të Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport,anëtarët e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL),përfaqësues nga Qendra Rinore “Fanar”,përfaqësues të Handikosit,Organizatat e Shoqërisë Civile Media Lokale.

Projekti “Promovimi i Zhvillimit Socio-Ekonomik në Komunën e Kamenicës”, është financuar  nga Ministria e Zhvillimit Rajonal. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.