(2LONLINE) – Vogëlushi Blend Kastrati nga Kamenica (5 vjet e gjysmë) përfaqësoi komunën në Edicionin e parë të Festivalit të Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë “Diamond Fest 2014” që u mbajt më 13 prill në Ferizaj.
Në këtë festival Blendi interpretoi këngën: “Dua të shkoj në shkollë”,me tekst të Kaltrina Rushitit, muzika dhe orkestrimi Xhevat Rushiti. Me interpretimin e mrekullueshëm dhe paraqitjen e shkëlqyeshme skenike, u vlerësua me Vendin e dytë nga juria profesionale. Blendi, në ketë festival kishte konkurrentë të fortë, sepse kishte pjesëmarrës nga të gjitha trojet shqiptare.
Blendi e ka dëshmuar talentin e tij edhe më parë me pjesëmarrje në festivale të tjera, ku është shpërblyer disa herë me çmime të ndryshme .Edhe ky rast tregon vijimësinë që sukseset e Blendit s’kanë të ndalur./2lonline/