Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë tek një qendër tregtare në Ferizaj, një person i dyshuar aty kishte blerë produkte ushqimore në vlerë rreth 740 euro, të gjitha monedha nga dy (2) euro të dyshuara si të falsifikuara dhe ishte larguar.
Policët e rendit, e më pas edhe policët hetues menjëherë i janë përgjigjur kësaj informate dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet .
Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, është identifikuar dhe është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj personi i dyshuar H.R ( M/K) i moshës 41 vjeçar.
Pas intervistimit të tij nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt hetimore , kurse monedhat në vlerë 740 euro, të gjitha monedha nga dy (2) euro janë konfiskuar, për procedura të mëtejme hetimore.
Rasti është cilësuar ‘’ Falsifikim i parasë’’. /2LONLINE/