Në kuadër të bashkëpunimit të Komunës së Vitisë me organizatën IADK është mbajtur javë më parë një trajnim për blegtoret e rijnë vitias.
Pas përfundimit me sukses të këtij trajnimi blegtorëve të rijnë iu janë ndarë sot bidona për qumësht si dhe pako higjienike.
Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti, ndër tjerash ka falënderuar organizatën IADK për bashkëpunim dhe ndihmën që ju ofron fermerëve vitias kjo organizatë si në mbajtjen e trajnimeve ashtu edhe në përkrahjen e tyre me mjete konkrete.