Sot vizituam pastiqerinë “Bujana”, ku u njoftuam nga afër me kushtet e tyre të punës, si dhe me problemet që ata kanë. E veçanta aty ishte dominimi i grave në stafin e punës, dhe cilësia e mirë e produktit.
Kryetari Alban Hyseni, bashkë me kandidatin për asamble Laurant Shabani, shpalosën pjesë nga programi qeverisës i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, me theks të veçantë pjesën ekonomike dhe bashkëpunimin ndërmjet bizneseve dhe nivelit institucional, në krijimin e kushteve më të favorshme për ta dhe për punëtorët. Me pak mbështetje komunale, mund të bëhet edhe eksportimi i mallrave në vendet e rajonit. Andaj duhet krijuar mundësi të reja, të cilat i garanton vetëm qeverisja e jonë, e mirë dhe e drejtë.
Sepse bashkë qeverisim për komunën!
Sekretariati për Media dhe Komunikim – Lëvizja VETËVENDOSJE! – Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/