Sot, është 1 Tetori, Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve, e përcaktuar nga Kombet e Bashkuara si dita e nderimit të kontributit që të moshuarit kane dhënë dhe vazhdojnë të japin për shoqërinë dhe si dita e reflektimit mbi nevojat dhe kërkesat e kësaj kategorie të çmuar të njerëzve tanë.
Ne, të gjithë që kemi prindër apo gjyshër të moshuar që ne i duam dhe i vleresojmë, edhe pse ndoshta nuk e shprehim këtë sa duhet. Rrudhat në ballin e tyre janë sikur ylberi pas shiut qe jep ngjyrat e gjallërisë, sikur udhërrëfyesi më i mirë i jetës – janë mësimi i marr nga përvoja; sfida e kthyer në sukses; mërzia në hare; e hidhërimi në gëzim!
Te moshuarit tanë janë lisi që ruan lulet rreze vetes. Prindërit e gjyshërit tanë dhe të gjithë të moshuarit tjerë janë mosha e historisë që sjellin tek ne ditët e mira; janë përvoja që na jep mundësitë e reja, janë ura që ndërlidhë të kaluarën me të ardhmen!
Ata janë lidhja jonë me rrënjët dhe synimi për të arritur tek lulet në majën e pemës së familjes. Sot e për mot, jemi mirënjohës për gjithë vlerat dhe kontributin e tyre. Sot e për mot, zotohemi që do të bejmë gjithçka që është e mundur për ta sepse puna jone për ta është punë për trungun e familjes, themelin e shtetit, dhe bazën e shoqërisë!
Në katërvjeçarin e ardhshëm, me Lidhjen tonë të madhe për Gjilanin, ne do te bëjmë realitet të prekshëm Shtëpinë e të Moshuarve, si institucion gjithëpërfshirës të përkujdeset për të gjithë ata që kanë nevojë të përkrahen për të jetuar dinjitetshëm edhe në moshë të shtyrë.
Vetëm lidhja në mes gjeneratave — lidhje që po e ben Kryetari Haziri — e garanton këtë!
Faton Bislimi – bartës i Listës së kandidatëve për asamble komunale nga radhët e LDK-së.
E sponsorizuar, Faton Bislimi