Faton Bislimi, bartës i Listës së kandidatëve për asamble komunale nga radhët e LDK-së, thotë se të jesh i ri është të kesh përpara jetën. E jeta, sidomos për rininë e vendit tonë, sjellë me vete shumë sfida e barriera. Tejkalimi i këtyre sfidave e barrierave është sukses!
“Ne. në Gjilan, me përkushtim dhe besim, kemi krijuar shembullin më të mirë të përkrahjes së rinisë për tejkalim të sfidave dhe për t’u bërë të suksesshëm”, ka thënë Bislimi.
Sipas tij , nën lidershipin dhe përkrahjen e pa rezervë të Kryetarit Haziri, Komuna e Gjilanit ka krijuar Fondin e Ekselencës, me vendim unanim të Kuvendit Komunal, përmes se cilit shumë të rinj e të reja të Gjilanit sot vijojnë shkollimin parauniversitar, universitar por edhe pasuniversitar në shkollat më me renome në rajon e botë – që nga Princeton University ne SHBA deri tek Kyoto ne Japoni.
Bislimi thotë se përmes këtij Fondi, të rinjtë e të rejat tona arritën të përfaqësojnë jo vetëm Gjilanin por shtetin e Kosovës në gara e olimpiada botërore që nga Turqia e deri në Brazil.
“Rinia e ka jetën para. Ne, kemi qenë dhe do të jemi pas tyre dhe në përkrahje të tyre gjithherë – ashtu që ata te kalojnë çdo sfidë e barrierë dhe të arrijnë majat e suksesit në shkollim, sport, art e kulturë. Prandaj, ata janë krenaria e Komunës sonë, pasqyra më e mirë e shtetit tonë”, ka thënë tutje Bislimi.
Sipas tij ,edhe në mandatin e ardhshëm, do ta trasojnë edhe më tutje lidhjen në mes të tashmes dhe të ardhmes për rininë tonë të mrekullueshme, lidhjen në mes ambicies dhe suksesit, lidhjen në mes gjeneratave.
“Prandaj, me Lidhjen tonë të madhe, me 22 tetor, rinia gjilanase do të zgjedhe Fondin e Ekselencës e jo rrugën pa krye; Shtëpinë e Rinisë e jo “Shpellën e Ali Babës”. Krenar me rininë tonë! Zoti i bekoftë”, thotë në fund Faton Bislimi, bartës i Listës së kandidatëve për asamble komunale nga radhët e LDK-së.
Sponsorizuar nga Faton Bislimi