Të rinjtë vitias bisedojnë rreth rreziqeve që shkaktohen nga mospërshtatja e shpejtësisë në Komunikacion
Organizuar nga Qendra Rinore-Viti në bashkëpunim me Këshillin e Veprimit Rinor Lokal në Viti është mbajtur një takim me Policin e Kosovës.
Gjatë këtij takimi është diskutuar mbi Rreziqet që shkaktohen nga mos përshtatja e shpejtësisë ne Komunikacion në veçanti edhe mbi rastet e tilla që përfundojnë me fatalitet.
Gjatë këtij takimi është kërkuar nga pjesëmarrësit në komunikacion në veçanti grup moshës së re që të jenë më të vëmendshëm në komunikacion.