Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë pritur sot drejtoreshën për Kulturë, Rini e Sport në Komunën e Kamenicës, Rina Matoshi dhe zyrtarin për sport, Shehat Rrudhani.
Në takim ishte edhe sportisti më i mirë i kësaj komune, atleti, Musa Hajdari, pjesëmarrës në Lojërat Olimpike Rio 2016 dhe Tokio 2020, si dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut.
Palët kanë biseduar për çështje të ndryshme të bashkëpunimit mes KOK-ut dhe Komunës së Kamenicës.
Kamenica njihet për talentë të shumtë të sportit, veçanërisht të atletikës, për çka u bisedua për ndërtimin e një qendre të atletikës në këtë komunë, e cila do të plotësonte kushtet e atletëve të kësaj komune për përgatitje më të mirë dhe përfaqësim të Kosovës në garat ndërkombëtare, njofton Komiteti olimpik i Kosovës. /2LONLINE/