Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim Sazan Ibrahimin, Drejtor Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK).
Gjatë këtij takimi kryetari Haliti e njoftoj atë me punët e gjithmbarshme në këtë komunë, projektet e realizuara dhe projektet e planifikuara për të ardhmen por edhe mbi çështje të tjera që ndërlidhën me pushtetin lokal.
Gjithashtu në takim është folur edhe për menaxhimin situatës së krijuar me COVID-19 në komunën e Vitisë si komuna e parë në nivel vendi që ishte prekur me këtë virus.
Bëhet me dije se në këtë takim është folur në veçanti edhe për bashkëpunimin e komunës së Vitisë me Asociacionin e Komunave të Kosovës, për të cilën bashkëpunim kryetari Haliti falënderoi këtë asociacion duke potencuar se ai si kryetar komune do të vazhdojë këtë bashkëpunim të mirë që është në interes të qytetarëve vitias.