Kryetari Haliti zhvilloi një takim me ministren Bajrami për certifikimin e zonës ekonomike.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, ka pritur sot në një takim kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Halitin, me të cilin është biseduar për certifikimin e zonës ekonomike, konkretisht Parkut Industrial që parashihet të ndërtohet në fshatin Budrig.
Kohë më parë Kuvendi komunal i Vitisë kishte marrë vendim për ndarjen e 15 hektarëve tokë në këtë pjesë skaj magjistrales Ferizaj-Gjilan, ku planifikohet ndërtimi i kësaj zone.