Policia e Kosovës përmes rrugëve operative ka pas një informatë se prej fshatit Debëlldeh, një kamion është duke transportuar kafshë ne mënyre ilegale.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se patrulla e policisë ne fshatin Binqë ka arrit që ta ndalë kamionin, pa targa, me pronar shqiptar, shtetas i Kosovës, i cili ishte duke transportuar kafshë :një (1) gjedh, si dhe tri (3) krerë lopë, pa pas dokumente valide për kafshët që transportonte .
“Patrulla e policisë nga stacioni Policor i Vitisë ka bërë përcjelljen e kamionit me kafshë deri në stacionin e policisë në Viti kështu që një patrullë e policisë kufitare kamionin me kafshë e kane dërguar në stacionin policor kufitar në fshati Zhegër për procedura të mëtejme ligjore”, ka thënë zëdhënësi Hashani.