Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Bill Clinton, ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku është pritur nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli dhe ish-presidentja Atifete Jahjaga.
Ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, do të jenë prezentë në Kosovë për të kremtuar nesër (e mërkurë) së bashku me qytetarët 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s.
Shënimi i këtij përvjetori historik do të festohet bashkë me miqtë dhe aleatët tanë.
Të pranishëm në këtë përvjetor jubilar do të jenë edhe personalitete të tjera ndërkombëtare
“Mirësevjen në familjen tënde, në Kosovë, zoti President”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”, ku ka postuar edhe disa fotografi të ardhjes së Bill Clintonit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
BURIMI: Epoka e re