Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon të dielën. Ndërsa dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është të hënën.
Sipas një njoftimi nga BIK bëhet e ditur se manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Manifestimi fillon në ora 4:50 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Adem ef. Hoxha.
Namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 6 : 00 minuta të cilit do t’i prij, Sabri ef. Bajgora-kryeimami i BIK .
Hytben e Fitrër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.
Me rastin e festës së Fitër – Bajramit, ditën e parë të festës, më 28 korrik 2014, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës nga ora 9:00-12:00.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër- Bajramit duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.
Me fat festa e Fitër-Bajramit!