/2L ONLINE/ – Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) e ka dënuar veprimin e një qyteari serb të Kosovës i cili ka dëmtuar minaren e xhamisë në fshatin Velekincë të Komunës së Gjilanit.
“Atakimi i objekteve fetare, pavarësisht motiveve është akt i papranueshëm dhe si i tillë edhe i dënueshëm. Rastet e tilla nxisin urrejtje, mos durim e dhunë aq më tepër kur janë përdhosur e atakuar simbolet fetare dhe ato kombëtare nga një individ i një nacionaliteti e një feje tjetër”, thuhet në këtë reagim.
“Kërkojmë nga të gjithë që rastin në fjalë ta trajtojnë me përgjegjësinë e duhur, pa e heshtur por edhe pa e ekzagjeruar. Kërkojmë nga organet kompetente të marrin masat e duhura për sigurinë e objekteve fetare që mos të bien pre e individëve që kanë qëllim të errëta.Nga ana jonë mbetemi të përkushtuar për kultivimin e tolerancës, mirëkuptimit e mirëbesimit në vendin tonë”, thuhet në fund të reagimit të BIK-ut.
Përndryshe, Policia e Kosovës kishte bërë të ditur se i dyshuari mashkull K/Serbë është arrestuar pasi që kishte filluar ta rrënoj një pjesë të minares së Xhamisë nga lart-poshtë. Njësitet policore kanë shkuar ne vendin e ngjarjes si dhe zjarrfikësit dhe ndihma e parë. Rreth një orë është negociuar me te dyshuarin i cili nuk ka përfillur urdhrat e policisë dhe ka vazhduar me rrënimin e minares, derisa ka shkuar Njësiti i reagimit të shpejtë i cili ka arrestuar të dyshuarin i cili me urdhër te prokurorit i njëjti dërgohet ne mbajtje 48 orë, thuhej në raporitn e Policisë./2L ONLINE/