Po vazhdojnë gjobat për qytetarët që nuk po i respektojnë masat anticovid, porse numri i tyre ka ra dukshëm. Përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, policia ka shqiptuar vetëm 14 gjoba për mosrespektim të këtyre masave. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, policia ka shqiptuar edhe 1 mijë e 837 tiketa për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.
Ndërsa brenda 24 orëve të fundit janë shkaktuar 13 aksidente me të lënduar dhe 31 aksidente me dëme materiale.
Janë arrestuar 15 persona, 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/