Po vazhdojnë gjobat për qytetarët që nuk po i respektojnë masat anticovid, porse numri i tyre ka rënë dukshëm.
Përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, policia ka shqiptuar vetëm 13 gjoba për mosrespektim të këtyre masave.
Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit kemi pas 16 raste pozitiv me virusin COVID-19, është shënuar 1 rast i vdekjes dhe janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.218.
Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 176. /2LONLINE.com/