DYLON

Policia e Kosovës: Brenda 24 orëve 41 aksidente, 1 mijë e 437 gjoba trafiku

Policia e Kosovës: Brenda 24 orëve 41 aksidente, 1 mijë e 437 gjoba trafiku
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës ka bërë me dije se brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 41 aksidente trafiku.

Sipas policisë, 18 prej tyre kanë qenë me lëndime dhe 23 të tjera me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve janë shqiptuar 1 mijë e 437 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 23 persona, 18 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/