Me qëllim të luftimit të dukurive negative, nxënësit e klasëve të nënta të SHMLM “Kongresi i Manastirit”, në Pozharan, dhe nxënësit e shkollës së fshatit Tërstenik, sot kanë organizuar një aktivitet të lirë me biçikleta.
Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur biçiklistët në një takim, dhe e ka mirëpritur këtë nismë. Kryetari Haliti tha se iniciativa të tilla ndikojnë pozitivisht në mbrojtjen dhe largimin e të rinjve nga dukuritë negative.
Ky aktivitet i cili është bërë në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, po zhvillohet në shtegun Pozharan – Viti – Binçë. Biçiklistët po shpërndajnë edhe fletushka rreth dëmeve që shkakton pirja e duhanit. Ata po përcillen nga stafi mjekësorë i QKMF-së në Viti. /2LONLINE/