Kemi Bibliotekën e qytetit ‘’Fan Noli’’ në Gjilan. Besojmë se shumë shpejtë do të funksionalizohet edhe objekti i ri, i cili pretendohet të jetë me standard Europian.
Fikri Mehmeti
Mirëpo, studentët, kanë nevojë që Biblioteka të jetë funksionale njëzetë e katër orë gjatë shtatë ditëve të javës. Kanë nevojë për një hapësirë ku mund të lexojnë, studiojnë, duke menaxhuar orarin e tyre ditorë dhe javorë.
Kjo për arsye se shumë studentë kanë aktivitete të ndryshme gjatë ditës dhe mund të lexojnë vetëm gjatë natës, disa mund të lexojnë vetëm paradite dhe ose vetëm pasdite, e një bibliotekë e cila do të jetë në dispozicion njëzetë e katër orë gjatë javës, do të ishte një lehtësim për çdo studentë, nxënës e lexues.
Kjo është një nevojë emergjente për lexuesit, e cila duhet të zgjidhet qoftë në bibliotekën aktuale, apo krijimit të ndonjë hapësire të veçantë.
Përveç kësaj, një printer (skaner+fotokopje) të cilin do të mund ta përdornin studentët falas, do të ishte shumë i mirëseardhur.
Shpresojmë se qeveria aktuale dhe ajo që do të vie pas zgjedhjeve të 22 tetorit, të e realizojnë një kërkesë të tillë.