E përditshmja britanike, “The Independent” ka përpiluar një listë të top 10 ndërtesave më të shëmtuara në botë. Dhe, për habinë e tyre, shumica prej këtyre ndërtesave janë në Britani, kryesisht në Londër. Mirëpo, në mesin e këtyre ndërtesave më të shëmtuara në botë, hyn sërish edhe ndërtesa e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, e cila edhe më herët ishte cilësuar si një prej objekteve më të shëmtuara në botë, transmeton koha.net.
Kësaj radhe, ajo është pozicionuar në vendin e katërt, e pasuar nga Universiteti Mbretëror i Londrës.
Ndryshe, BKUK në Prishtinë është vepër e arkitektit kroat Andrija Mutnjakoviq dhe ka filluar së punuari në vitin 1982. Është e frymëzuar nga hojet e bletëve.
Në vijim ju sjellim top-10 ndërtesat më të shëmtuara në botë sipas “The Independent”:
1. Stacioni i autobusëve Preston në Britani
2. Pallati Mbretëror i Britanisë (Buckingham Palace)
3. Kompleksi “South Bank Centre”, Londër
4. Biblioteka Kombëtare e Kosovës (Joseph Willits nuk ishte i sigurt se në cilën kategori ta nominonte këtë: në kategorinë “E mrekullueshme” apo “E tmerrshme”)
5. Universiteti Mbretëror i Londrës
6. Biblioteka Historike “Seeley”, Cambridge
7. Universiteti i York Central Hall
8. Kensington Town Hall
9. Ndërtesa e vjetër qeveritare, tani Ministria e Drejtësisë në Francë
10. Ndërtesa e re qeveritare, Londër