(2L ONLINE) – Drejtoria për Kulturë Rini e Sport në Viti, ka arritur të përfitoj nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve projektin ‘Biblioteka në shërbim te lexuesit’. Me këtë projekt, është arritur të pasurohet Biblioteka e Qytetit me tituj të cilët kanë qenë mungesë deri më tani.
Drejtoresha e Kulturës Kaltrinë Sylejmani është shprehur se me përfitimin e këtij projekti është pasuruar fondi me 120 tituj e 256 ekzemplare ne bibliotekën e te rriturve.
‘Falënderoj MKRS-ne për mbështetjen e projektit me te cilin kemi aplikuar më parë, i cili na ka mundësuar ta pasurojmë fondin e librave. Përveç këtij projekti, MKRS ka aprovuar edhe projektin “Artistet e së nesërmes” që ka për qëllim hapjen e një ekspozite te piktoreve te Vitisë në Tiranë”, ka thënë Sylejmani. / 2l Online/.