Gjilan – (2LONLINE) – Filozofia e Doktor Ibrahim Rugovës tanimë ishte ngulitur në mendjen dhe shpirtin e popullit kudo në Kosovë. Ai u bë një figurë kombëtare dhe i besueshëm jo vetëm tek populli shqiptar, po edhe në politikën ndërkombëtare njihej e çmohej si lider i shqiptarëve në Kosovë. Reputacioni i tij në politikën ndërkombëtare dhe veçmas me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndikoi që fjala e tij në Kosovë të jetë e besueshme dhe e pakontestueshme.
Kjo ndikoni që më lehtësi e vullnet t’i gjenim njerëzit për të formuar strukturat ushtarake në luftën për çlirimin e Kosovës. Shtabi i Mbrojtjes Territoriale ishte mjaft i kujdesshëm në themelimin e këtyre njësive. Në udhëheqjen dhe komandimin e tyre u vunë persona që kishin kryer shërbimin ushtarak,posedonin grada ushtarake dhe njihnin mirë strategjinë e luftës. Këta persona,nën përgjegjësit e tyre dhe “top sekret”, formuan kompanitë e tyre sipas udhëzimeve të udhëheqjes së Shtabit të Mbrojtjes. Asgjë nuk bëhej kokë në vete. Platforma e Ministrisë së Republikës së Kosovës dhe mekanizmave të saj kishte mbështetje të fuqishme nga politika dhe Presidenti i Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova.
Sipas vlerësimeve të Ministrisë së Mbrojtjes, Gjilani ishte shembull i organizimit e themelimit të strukturave ushtarake në këtë fazë përgatitore. Kjo na jepte vullnet e guxim që punët në teren të kryheshin në nivelin më të lartë. Njerëzit morën obligime vullnetare të formonin, të udhëhiqnin e të komandonin njësitë luftarake në rrethana lufte.
Komandantët e kompanive dhe togjeve të cilët morën mbi vete përgjegjësitë në organizim dhe komandim të njësive ushtarake në rrethana të luftës së armatosur ishin:
1.Mursel Jashari, komandant kompanie – Gjilan
2.Hamdi Zymberi, komandant kompanie – Gjilan
3.Xhevat Demiri, komandant kompanie – Gjilan
4.Zekë Isufi, komandant kompanie – Gjilan
5.Bardhyl Xhafa, komandant kompanie – Gjilan
6.Halit Abdullahu, komandant kompanie – Gjilan
7.Ismail Handari, komandant kompanie – Gjilan
8.Abdirrahim Aliu, komandant kompanie – LLovcë
9.Sherif Sherifi, komandant kompanie – Pogragjë
10.Isa Qerimi, komandant kompanie – Perlepnicë
11.Shefqet Bekteshi, komandant kompanie – Zhegër
12.Shemsi Syla, komandant kompanie – Bresalc
13.Mehmet Vranovci, komandant kompanie – Cerrnicë
14.Hasan Dauti,zv. komandanti i kompanisë – Haxhaj
15.Abdulla Tahiri, komandant kompanie – Malishevë
16.Isuf Ismaili, komandant kompanie – Llashticë
17.Ahmet Aliu, komandant i policisë ushtarake – Livoq i Eperm
18.Ilmi Rexhepi, komandat kompanie – Gjilan
19.Ramadan Hasani, komandant i togut të pavarur -Pidiq
20.Ilmi Latifi, komandant i togut të pavarur – Kmetoc
21.Mexhid Devaja, komandant i togut te pavarur – Gjilan
22.Sabedin Shahiqi, komandant i togut te pavarur – Gjilan
23.Esmer Ajeti, komandant i togut të pavarur – Lladovë
24.Januz Shala, komandant i togut të pavarur – Ponesh
25.Tahir Tahiri,komandant i togut të pavarur – Zhegoc
26.Qerim Lipovica, komandant i togut të pavarur – Sllakoc
27.Qemail Rexhepi, komandant i togut të pavarur – Livoq i Ulët
28.Reshat Rexhepi, komandant i togut të pavarur – Malishevë Ep.
29.Shaqir Bislimi, komandant kompanie – Miresh
30.Shkelzen Mustafa, komandant i togut të ndërlidhjes e komunikimit – Gjilan
31.Njazi Kolgeci,komandant i kompanisë diversantëve e kundër diversantëve – Gjilan
32.Esat Shkodra,komandant i togut të minahedhësve 82 mm – Gjilan
33.Abdyl Shabani, komandant i togut për materialo-teknike – Gjilan
34.Nebi Latifi,komandant i togut për mbrojtje kundër helmimeve kimiko-biologjike – Gjilan
35.Lutfi Haziri, ndihmës komandanti i kompanisë diversantëve e kundërdiversantëve
36.Hazir Mustafa, komandant i togut të diversantëve
37.Fadil Kajtazi,komandant i togut të diversantëve dhe kundër diversantëve – Gjilan
38. Naim Behluli, zëvendës i komandantit të togut kundër diversantëve – Gjilan
39.Nehat Ibrahimi komandant i togut të diversantëve dhe kundër diversantëve – Gjilan
40.Naser Latifi,zëvendës komandanti i togut të diversantëve e kundër diversantëve – Gjilan
Me strukturimin e njësive ushtarake dhe kompletimin me kuadro komanduese të këtyre njësive, Komanda e Shtabit të Mbrojtjes Territoriale në Gjilan hartoi Planin Operativ të Njësive,Planin e Mobilizimit dhe Vendeve të Mobilizimit, Planin e Logjistikës, Planin e Komunikimit, Planin e Sigurisë, Planin e Shëndetësisë dhe Planin e Strehimit të Popullatës. /2LONLINE/
Nazmi Musa