Sport Club Gjilani ka bërë me dije edhe zyrtarisht se ka angazhuar futbollistin Besir Ramadani.
“Marrëveshja e firmosur është e vlefshme deri në verën e vitit 2025 me mundësi vazhdimi”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit gjilanas të futbollit.
Përndryshe, 23-vjeçari i cili luan në pozitën e mbrojtësit të qendrës vjen nga radhët e Klubit Prishtina, derisa më parë ishte pjesë e shumë klubeve të njohura në Maqedoninë e Veriut, vend në të cilin e nisi edhe karrierën si futbollist.
“Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Ramadanit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para”, thuhet në fund të njoftimit. /2LONLINE/