Kreu komunal tha se ky projekt është i rëndësisë së veçantë duke pasur parasysh pozitën e këtij fshati por edhe faktin se Berivojca është e njohur edhe më gjerë për bashkëjetesë të tre komuniteteve, shqiptarë, serbë dhe romë, prandaj bashkëjetesa në komunën e Kamenicës ishte dhe do të jetë shembull dhe realitet për të gjithë.
Surdulli me këtë rast ka falënderuar ministrinë Rashiq, për gatishmërinë e treguar për investime në komunën e Kamenicës dhe me këtë rast i dorëzoi projektin kryesor me para masë dhe para llogari, që kapë shumën rreth 55 mijë euro. Komuna e Kamenicës me këtë rast do të participojë me 20 mijë euro ndërsa Ministria për Komunitete dhe Kthim me 35 mijë euro.
Sipas zyrtarëve komunal të Kamenicës, ministri Rashiq ka premtuar se në vitin e ardhshëm kjo ministri ka planifikuar një investim deri në 100 mijë euro në Komunën e Kamenicës andaj nga Kryetari Surdulli u kërkua që të ofrojë projekte të cilat do të ishin në të mirë të të gjitha komuniteteve./S.Kastrati/