Besart Berisha ka pasur një ditë të keqe në Kampionatin e Australisë në futboll. Ai shënoi gol, por edhe u ndëshkua me karton të kuq. Sulmuesi nga Kosova, Besart Berisha, me ekipin e tij, Brisbane Roar importuan një pikë të madhe në ballafaqim me Sydney-n, duke barazuar me rezultat 1:1, në ndeshjen e javës së 23-të.
Berisha luajtir titullar dhe ishte ndër më energjikët në fushë. Ai në minutën e 23-të shënoi për epërsinë e mysafirëve 0:1, ndërsa pas 12 minutave Ryall realizoi për 1:1. Mirëpo, pesë minuta (40’) para se të përfundoi pjesa e parë, ndodhi ajo që më së paku pritej për sulmuesin shqiptar. Rally në aksion, kurse Berisha pa qëllim të keq ka ndërhyrë me dy këmbë duke e rrëzuar atë.
Ndërkohë, Ryall në shenjë nervozizmi me dy duar e shtyn Berishën duke e lënduar në kokë, i cili për pak sekonda mbetet i shtrirë në fushë. Gjyqtari e ndëshkoi me karton të kuq Berishën për shkak të ndërhyrjes së ashpër me dy këmbë.
Çuditërisht Ryall ndëshkohet me karton të verdhë, megjithëse ky i fundi pati sjellje josportive kur me dy duar e shtyu futbollistin shqiptar. Berisha proteston në shenjë pakënaqësie, sepse sipas tij nuk e meritoi kartonin e kuq, ngase ishte pa qëllim.