Në një intervistë për faqen zyrtare të FBK-së, kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha, ka folur për stërvitjet personale, edicionin e ri, Ligën e përbashkët Kosovë-Shqipëri dhe ndeshjet e Kosovës A.
“Kjo situatë nuk ka qenë aspak e zakonshme për ne lojtarët. Megjithatë, forma fizike është shumë e rëndësishme dhe jam munduar të stërvitem në kushte shtëpiake dhe në ambient të hapur. Ju bëj apel të gjithë lojtarëve/eve që të mos ndalen”, është shprehur Berisha.
Basketbollisti pejan shton se Liga e Përbashkët Kosovë-Shqipëri është shumë e mirëpritur.
Për më tepër: FBK