DYLON

Kryetari i FBK-së ftohet në videokonferencën e dytë nga FIBA Europe

Kryetari i FBK-së ftohet në videokonferencën e dytë nga FIBA Europe
Avatar photo Redaksia

Në adresë të FBK-së ka ardhur ftesa nga FIBA Europe, në emër të Kryetarit të FIBA Europe, Turgay Demirel dhe zëvendëskryetarit, John Goncalves, përgjegjës për federatat evropiane të renditura 33-50, në renditjen e Evropës.

Qëllimi i kësaj videokonference është të vazhdojë me vlerësimin e situatës aktuale që prek të gjitha Federatat Kombëtare Evropiane si rezultat i krizës COVID-19. njofton faqja zyrtare e FBK-së, TRANSEMTON Portali 2LONLINE.com.

Në fund të muajit prill, kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu, kishte marrë pjesë në një videokonferencë me Kryetarin e FIBA Europe, Turgay Demirel, Nënkryetarët Jean Pierre Siutat, Carmen Tocala dhe John Goncalves, si dhe krerët e disa Federatave Nacionale.

EkoHigjiena

Në këtë takim, Fetahu kishte raportuar mbi situatën aktuale në basketbollin vendor, anulimin dhe suspendimin e garave, problemet aktuale dhe potenciale me të cilat do të përballen akterët në sferën e basketbollit, si dhe paraqiti idetë e tij lidhur me përkrahjen e mundshme nga organizata botërore e basketbollit gjatë fazës së rimëkëmbjes nga efekti i pandemisë së krijuar me COVID-19, njofton faqja zyrtare e FBK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.