“Shoqata Humanitare Bamirëse “ Bereqeti “ sot ka vazhduar t’u dalë në ndihmë familjeve në nevojë në Komunë të Gjilanit. U ndihmuan 30 familje të Organizatave të dala nga lufta e fundit. Në emër të tyre këto pako i tërhoqi kryetari i kësaj organizate Xhevdet Mehmeti”, ka bërë me dije, Agim Hyseni, koordinator i kësaj shoqate.
Sipas tij, gjithashtu u ndihmuan edhe 67 familje në qytet ,ndërsa në orët e pasdites SHHB “Bereqeti” vizitoi fshatin Muqibabë ku me pako ushqimore dhe një thes miell 25 kg u ndihmuan 13 familje.
““Bereqeti” falenderon të gjithë ata që kontribuan në përgaditjen e këtyre pakove ushqimore, duke e lutur Allahun që t’i shpërblejë në këtë botë dhe në ahiret”, ka thënë Hyseni.