DYLON

Lajme të mira: Gjilani që disa ditë pa raste të reja me koronavirus

Lajme të mira: Gjilani që disa ditë pa raste të reja me koronavirus
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se ka disa ditë që në këtë komunë nuk e kemi asnjë rast pozitiv me Covid-19, pra të gjitha mostrat që janë dërguar për testim (vetëm në tri ditët e fundit, mbi 100 teste) kanë rezultuar negativ.

Ndërkohë që 32 persona, aktiv me Covid-19, vazhdojnë të qëndrojnë në vetizolim dhe nën mbikëqyrje të organeve të emergjencave civile publike, shëndetësore dhe të rendit.

“Ne jemi lojal ndaj masave dhe duke respektuar ato e mundim përhapjen e infeksionit Covid19”, ka potencuar i pari i Gjilanit.

EkoHigjiena

Përndryshe, Haziri ka bërë të ditur edhe një lajm tjetër të mirë, se sot ka nënshkruar, për investime në Gjilan, me ministrin e Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, me fokus shtratin e lumit Mirusha, zonat e gjelbëruara si dhe rregullimi i sheshit të qytetit.

“Qasje të barabartë për të gjithë. Më shumë hapësirë për të gjithë. Më shumë rrugë e drunj dhe edhe shumë projekte tjera kapitale të buxhetura janë në fillim të zbatimit” ka thënë Haziri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.