Shoqata Humanitare Bamirëse “ Bereqeti” me aksionin e ndërmarrë “Sofra e Ramazanit” sot ka ndihmuar 244 familje në nevojë të cilat kishin kërkuar ndihmë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan.
Prej tyre 175 ne qytet, 35 familje me jetim, 10 familje në Llashticë, 10 në Cërrnicë, 8 në Gumnishtë, 6 në Kravaricë dhe 5 familje në fshatin Vrapqiq, me nga një pako ushqimore e cila përfshin gjërat më elementare për ushqim, si: sheqer, vaj, oriz, makarona, qaj, krip, hurma, ajvar, si dhe gjërat më elementare higjienike: detergjent, sapun, shampon etj.
Agim Hyseni, koordinator, ka thënë se Shoqata Humanitare “Bereqeti ” që prej fillimit të muajit të Ramazanit ka ndihmuar me pako ushqimore dhe higjienike dhe kështu do të vazhdon edhe më tutje.
“Gjendje e ndalesave dhe urdhëresave për parandalimin e COVID-19 ka vështirësuar edhe punën ngase gjatë shpërndarjes duhet të marrim masat parandaluese sikur ato të distancës dhe të tjera ose duke ua dërguar pakot ushqimore nëpër familjet e tyre”, ka thënë Hyseni.
Sipas tij, aksioni i Bereqetit vazhdon edhe më tutje duke pritur ende donacione dhe në të njëjtën kohë duke i destinuar në familjet në nevojë.