DYLON

Haziri: Gjilani e ka fituar luftën kundër pandemisë!

Haziri: Gjilani e ka fituar luftën kundër pandemisë!
Avatar photo Redaksia

Nën udhëheqjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur të shtunën takimi i rregullt me Komitetin emergjent për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Në këtë takim u bë e ditur se deri më 8 maj, kanë qenë 538 mostra prej të cilave me 51 kanë dalë pozitive, 47 raste janë shëruar plotësisht dhe dy janë ende në trajtim.

Kryetari Lutfi Haziri tha se Gjilanai e ka fituar luftën kundër pandemisë, por apeloi qytetarët që të vazhdojnë t’i zbatojnë rregullat e qarkullimit me masat mbrojtëse kundër Covid-19.

EkoHigjiena

Në takim, Haziri ka folur për shembullin në nivel vendi për mësimin online, e më vonë edhe krijimin e mundësisë së mësimit online edhe për fëmijët 0 deri 6 vjet, furnizimin e nxënësve në nevojë me laptopë, për të vazhduar me shkollën e artit pamor, e organizimin e koncerteve.

“Ndërsa, në sektorin e ekonomisë në Gjilan ka filluar të hapet ndërmarrësia në bazë të rekomandimeve, derisa sot do të publikohen vendimet e reja për ushtrim të veprimtarisë së biznesit në Gjilan”, ka thënë Haziri, duke shtuar se i janë bërë krahë familjeve në nevojë, në këtë fazë, me anë të pakove ushqimore e higjienike.

Haziri e ka falënderuar edhe Këshillin e Bashkësisë Islame për koordinimin dhe bashkëpunimin, sikurse edhe të gjitha hallkat e shtabit emergjent për preventimin e përhapjes së Covid-19, teksa ka përmenduar se pandeminë e ka përcjellë edhe kronika e zezë.

“Pandemia na ka përcjellë, fatkeqësisht me kronikën e zezë që kulmoi me lajmin tronditës të humbjes së Agonit tonë, studentit të shkëlqyeshëm dhe familjarit të jashtëzakonshëm. E kemi dy humbje të jetëve nga Covid-19 dhe një bashkëqytetar nga Gjermania. E humbën në komunikacion edhe Debatik Huruglicën, ndërsa i urojmë shërim të shpejtë Hamdi Malokut”, ka thënë Haziri.

Mesazhe për publikun kanë adresuar edhe Arbër Ismajli – nënkryetar, Ajhane Sefiu – drejtoreshë e QRSHP, Ukshin Ismajli – drejtor klinik i Spitalit të Përgjithshëm, Selami Xhemaili – drejtor i Shëndetësisë, Fejzulla Berisha – drejtor i QKMF, Alban Ramushi – komandant i Stacionit Policor, Sali Mustafa nga 112, Fadil Kajtazi – shef i QOE, Naser Korca – drejtor i Shërbimeve Publike, Sami Spahiu – drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ilmi Shala nga Kryqi i Kuq, Rabit Murseli, komandant i Njësitit të Zjarrfikësve, sikurse edhe Ymer Demolli e Hazir Mustafa.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.