(2L ONLINE) – Në prag të Festës se Fiter Bajramit, Shoqata Humanitare “Bereqeti” ka shpërndarë për skamnoret e komunës së Gjilanit 100 pako ushqimore.
Kryetari I Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan Dr. Sulejman Osmani me këtë rast ka theksuar se këtë aksion po e përfundojnë me sukses duke ofrua nga një pako ushqimore për 100 familje me gjerat elementare për përgatitjen e Festes se Bajramit, të cilat kanë ardhur të përgatitura dhe të paketuara nga kompania ELKOS-Group, ETC Gjilan.
Osmani theksoi se janë munduar që edhe përgjatë muajit të Ramazanit të ndihmojnë ata që kanë kërkuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan.
Ndërsa, edhe Agim Hyseni koordinator I Shoqatës Humanitare “Bereqetit “në Gjilan, përndryshe dhe sekretar I Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan ka falënderuar donatorin për ketë ndihmë e cila ka qenë shumë e mirëpritur për skamnorët.
Ai ka thënë se përveç ndihmave me pako ushqimore që u janë shpërndarë rreth 400 familje , janë ndihmuar edhe një numër I konsiderueshëm I skamnorëve me të holla nëpërmjet donatorëve sporadik që kërkonin ti asistojmë deri ne shtëpitë e nevojtarëve.
Përndryshe, është thënë se Shoqata Humanitare “Bereqeti” edhe në të ardhmen do të vazhdojë me aktivitetin e saj humanitar. /2L ONLINE/