Një biznes interesant po vepron në mes të Beogradit. Një restaurant po përgatit ushqimet e vendeve të cilat nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës.
Të paktën kështu është i njohur tek popullësia, formë kjo aspak e hijshme nga shteti fqinj dhe raportin fqinjësor.
Kjo ide ‘dashakeqe’ për Kosovën, po mendohet të sjellë klient për restaurantin, që me gjasë prapa funksionimit dhe themelit të tij fshihet dikush nga politika serbe apo qytetarët thjeshtë janë ndikuar nga udhëheqësit e shtetit.
Menyja e këtij restoranti që gjendet në Beograd përcaktohet nga politika. Sipas një punëtori që punon në këtë restorant, që nga viti 2017 kanë vendosur që të shërbejnë vetëm gatime të shteteve të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
“Ne përgatisim specialitete nga 65 vende të ndryshme të botës, 13 prej të cilave tashmë kanë një vend special në meny, pasi e kanë tërhequr njohjen për Kosovën”, tha ai.
Ë ndërkohë, Ivica Dacic si ministër i Jashtëm, hapur lobon kundër pavarësisë së Republikës së Kosovës duke pretenduar se po i heq disa njohje që Kosovës i kanë ardhur nga disa vende të largëta Afrikane.