Në 26 maj në Belgjikë, janë zgjedhjet rajonale, federale dhe europiane.Alketa Selimaj, është shqiptarja e cila është konkurente për ngjitjen e shkallëve më të larta të politikës belge.
Ajo është kandidate në vendin e pestë për deputete federale në partin belge CDH. Është nga të vetmet shqiptare në nivelin federal. Alketa ka rreth 20 vjet që jeton në Belgjikë dhe është e angazhuar politikisht që nga viti 2013.
Ajo u zgjodh këshilltare sociale në një nga komunat e Brukselit në zgjedhjet lokale të tetorit që kaloi dhe është gjithashtu këshilltare e ish-ministres të brendshme belge.
Alketa njihet nga shqiptarët në Belgjikë për angazhimet e saj si aktiviste jo vetëm për mirëqenien e tyre në Belgjikë, por edhe duke lobuar për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Ajo është themeluesja e shoqatës së parë për femrat shqiptare në Bruksel« Albelges » dhe anëtare e disa shoqatave të tjera.