DYLON

Vetëvendosje: Zhegrës duhet t’i rikthehet dinjiteti i nëpërkëmbur nga pushtetarët

Vetëvendosje: Zhegrës duhet t’i rikthehet dinjiteti i nëpërkëmbur nga pushtetarët
Avatar photo Redaksia

Përfaqësues të Vetëvendosjes, Qendra në Gjilan, përfshirë këtu deputetë dhe anëtarë të Kuvendit Komunal të Gjilanit nga ky subjekt, kanë vizituar Zhegrën e Gjilanit, nga ky kanë kritikuar pushtetin lokal duke thënë se ky fshat njeh veç mashtrimin nga pushteti lokal dhe se Zhegrës duhet t’i rikthehet dinjiteti i nëpërkëmbur nga pushtetarët.

“Zhegra me ura të ngushta e të pasigurta për qarkullim, mungesë ndriçimi e rrugë të pashtruara, Shtëpi të Kulturës të pamirëmbajtur e të pafunksionalizuar, palestër sportive të cilës iu vu gurthemeli me 26.07.2017 (projekt që kap vlerën prej 1 milion e 100 mijë euro) e që edhe sot nuk i dihet fundi”, thuhet në komunikatë ne kësaj Lëvizjeje.

EkoHigjiena

Sipas Vetëvendosjes së Gjilanit  Zhegra u mashtrua edhe në projektin e fundit për parkun me kënde lojërash për fëmijë e teren sportiv dhe përfundoi me një fushë me bar. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.