Integrimi i i shqiptarëve i lidhur ngushtë me Qeverinë në Beograd, Bujanoci urë lidhëse (video&foto)27 Apr
Aktivitetet humanitare për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë janë shtuar në masë të konsiderueshme nga vendorët por edhe nga diaspora shqiptare e këtij rajoni.
Fondi Humanitarë për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë me seli në Cyrih të Zvicrës ka nisur një aksion vite më parë për ndërtimin e 100 shtëpive për familjet shqiptare në nevojë që jetojnë në këto komuna.
Ahmet Bektashi, që morri drejtimin e kësaj organizate nga prilli i këtij viti në një intervistë për Portalin Informativ Titulli.com ka thënë se deri më tani kanë ndërtuar 52 shtëpi, projekt që ka vlerën prej 1. 150 mijë franga mjete nga diaspora dhe vullnetarët që jetojnë këtu.
“Kërkesat e popullatës janë për ndërtimin e 250 shtëpive, ndërsa lidhur me investimet janë më se i kënaqur me vendorët por nuk mundë të anashkalojmë edhe diasporën Zvicrës, Gjermanisë, Austrisë, Blegjikës”, theksoi për Titulli.com Ahmet Bektashi.
Ai ka thënë se organizata që ai drejton ka planet e veta për të ardhmen mirëpo njëherë është përkushtuar për përfundimin e projektit për ndërtimin e 100 shtëpive dhe ka falënderuar të gjithë përkrahësit që sipas tij kanë treguar humanizëm të madh.
Bektashi ka folur edhe për shumë çështje tjera me interes për qytetarët e këtij rajoni.
për më tepër shikoni video intervistën: