Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka ka kërkuar një komision hetimor për zhdukjen e disa lëndëve të krimeve të rënda dhe korrupsionit.
Beka i ka konfirmuar të përditshmes Kosova Sot se vitet e fundit në prokurori kanë humbur shkresat që përmbajnë të dhëna të rëndësishme për krime dhe korrupsion në nivele të ndryshme insitucionale. Prokuroria deri më tani nuk ka sqaruar sa sa është numri i lëndëve të zhdukura në shkrimoren e krimeve të rënda