Skuadra gjilanase e futbollit, FC Drita, ndeshjen e rrethit të tretë në Konferencë Ligë do ta luaj kundër skuadrës FK Auda nga Letonia.
Futbollisti i skuadrës bardhë e kaltër, Egzon Bejtullai ka thënë se nuk ka shumë njohuri për ekipin e Auda por beson që kanë mjaftueshëm kohë për ta përgatitur ndeshjen.
“Nuk do të jetë e lehtë sepse në këtë nivel garash nuk ka ekip të lehtë por ne, do të bëjmë maksimumin që të arrijmë objektivin tonë”, thotë futbollisti bardhë e kaltër, Egzon Bejtullai në prononcimin e tij lidhur me kundërshtarin e radhës në UEFA Conference League. /2LONLINE/